Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
49 %
3.1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
12 °
E martë, 31 Janar, 2023

Lejonin ndërtimin e objekteve pa leje në Mat, procedohen penalisht kryeinspektori dhe dy ish punonjës të Inspektoriatit Vendor (Emrat)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeinspektori dhe dy ish-punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Klos janë proceduar penalisht nga policia pasi akuzohen për lejimin e kryerjeve të ndërtimeve të paligjshme.

Burime për uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi Miklel Velsula,  32-vjeç me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit,  Fatmir Selaj, 39 vjeç, ish-Kryeinspektor dhe Kadri Dema, 28 vjeç, ish-Inspektor, pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Klos janë proceduar penalisht.

Mbi ta rëndon akuza e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, kanë  lejuar që të kryhen ndërtime pa leje.

Ndërkohë, materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Lejuan që të kryenin ndërtime të kundërligjshme, procedohet penalisht Kryeinspektori dhe 2 ish-punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit.

Specialistët  e Seksionit për  Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, dhe filloi procedimi penal ndaj shtetasve:

M.V., 32 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Klos.

F.S., 39 vjeç, ish-Kryeinspektor dhe K. D., 28 vjeç, ish-Inspektor, pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Klos.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohet  se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, kanë  lejuar që të kryhen ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Klos.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë


spot_img








spot_img