Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lejonin mallrat kontrabandë, arrestohen 4 inspektorë në portin e Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
Lejonin mallrat kontrabandë, arrestohen 4 inspektorë në portin e

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen se regjistronin të dhëna false që automjete e kontenierët të mos kalonin për kontroll.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Egnis Gjojani, 35 vjeç, Alketa Kollçaku 52 vjeçe dhe Denis Musaj, 41 vjeç, të tre me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, si dhe shtetasi Adelino Vila, 27 vjeç, me detyrë ndihmësspecialist kontrollor në Policinë Kufitare të portit të Durrësit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, duke shpërdoruar detyrat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Strukturat e Policisë vendore, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinkroni”, i zhvilluar nga Seksioni për Kontrollin e Kontenierëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me AMP Durrës dhe me Prokurorinë e Durrësit.

Regjistronin të dhëna të rreme, duke shpërdoruar detyrat, në mënyrë që automjete dhe kontenierë t’iu shmangeshin kontrolleve në pkk dhe të kalonin mallra të kontrabanduara, vihen në pranga 4 shtetas.

Vijon puna për kapjen e një 56-vjeçari, i cili dyshohet se duke falsifikuar elementet e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte, ka kaluar mallra të kontrabanduara.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, kundër paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sinkroni”. Si rezultat i operacionit u vunë në pranga, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit:

E.Gj., 35 vjeç, A. K., 52 vjeçe dhe D. M., 41 vjeç, të tre me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, si dhe shtetasi A. V., 27 vjeç, me detyrë ndihmësspecialist kontrollor në Policinë Kufitare të portit të Durrësit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, duke shpërdoruar detyrat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese