Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lejoi të miturin të dilte nga Shqipëria pa lejen e babait, e pëson oficeri në Rinas

Shkruar nga Newsbomb
Lejoi të miturin të dilte nga Shqipëria pa lejen e babait, e

Një inspektor i Policisë Kufitare në Rinas, ka përfunduar në prokurori dhe akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ndaj tij është vendosur masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Gjatë periudhës që ka qenë në detyrë si N/Specialist Kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ka rezultuar se ky punonjës ka lejuar daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të një të mituri, i cili nuk ka qenë i pajisur me prokurë nga babai i tij.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar e vërtetë se inspektori A.D., 31 vjeç ka lejuar të miturin të dalë nga territori shqiptar me nënën e tij, por pa u pajisur me prokurë nga babai. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë - Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Tiranë - Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të kryera për llogari të procedimit penal të vitit 2023, ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj  punonjësit të policisë, Inspektor A.D., 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa e sigurimit personal është marrë pasi gjatë periudhës që ka qenë në detyrë si N/Specialist Kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ka rezultuar se ky punonjës ka lejuar daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të një të mituri, i cili nuk ka qenë i pajisur me prokurë nga babai i tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese