Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lejoi ndërtim e pallatit 7 katësh në Sarandë, Gjykata refuzon të nxjerrë nga qelia ish-shefen e INUV

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Sarandës la refuzuar dy ditë më parë të liroi nga qelia Romina Pulaj, ish-drejtoreshën e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të bashkisë së këtij qyteti. Ajo akuzohet për “Shpërdorim detyre” pasi akuzohet se lejoi ndërtimin e një pallati 7 katësh në qytetin e Sarandës.

Dy ditë më parë, ajo ju drejtua Gjykatës së Sarandës me argumentin se kërkonte zëvendësimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie” duke bazuar kërkesën e saj në gjendjen jo të mirë shëndetësore, shkruan Ora Neës.

Romina Pulaj u arrestua më 22 shkurtit 2022, ndërsa biznesmeni Pando Papuçi është larguar duke ju fshehur Policisë dhe ende deri tani nuk është arrestuar. Në kërkim janë dhe Martin Arapi e Nertion Jano.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndertimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “HESHTJA”,  në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja:

  • Romina Pulaj, 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë.
  • Si dhe u shpall në kërkim shtetasi Pando Papuçi, 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës.

Materialet i kaluan për  veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe  “Ndërtimi i paligjshëm”, njoftoi Policia pesë muaj më parë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.