Hapësire reklamuese

Politikë

“Lehët se zbuluat spiunin e PD”, Edmond Spaho nxjerr dokumentin: Nuk kam qenë bashkëpuntor i ish-Sigurimit të Shtetit

Shkruar nga Newsbomb
“Lehët se zbuluat spiunin e PD”, Edmond Spaho nxjerr

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka publikuar përgjigjen e marrë nga Autoriteti i Dosjeve, ku disa javë më parë i kërkoi një hetim të thelluar të aktivitetit të tij para vitit 1990.

Kjo kërkesë e Spahos u bë pas përplasjes që pati në Kuvend me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili e akuzoi se ka qenë bashkëpuntor i ish-Sigurimit të Shtetit gjatë viteve të diktaturës.

Në llogarinë e tij në “Facebook’”, Spaho ka publikuar përgjigjen e marrë nga Autoriteti i Dosjeve, ku theksohet se ai nuk ka mbajtur gjatë kohës së diktaturës asnjë nga funksionet që ligji i ndalon të marrin funksione publike, nuk ka qenë bashkëpuntor i ish- Sigurimit të Shtetit dhe se nuk ka qenë person me të dhëna për spiunazh ose terrorizëm.

Në fund të postimit të tij, deputeti, shkruan se dokumentet do t’ja ofrojë “lehsave të majtë” dhe ndonjë “të djathti”, që gjatë gjithë kësaj kohe e kanë akuzuar.

“Duke ruajtur respektin me te madh per opinionin publik, anetaresine e PD dhe elektoratin qe perfaqesoj, me lejoni qe kete dokument tjua ofroj edhe lehsave te majte por edhe ndonje te "djathti" qe gjate gjithe kesaj kohe kane lehur se zbuluan spiunin ne PD”, shkruan Spaho.

Postimi i plotë:

Te nderuar miq,

Ne daten 6 Tetor, gjate seances ne Kuvendin e Shqiperise, Ministri i Drejtesise Ulsi Manja me akuzoi pa fakte si bashkepunetor i ish- Sigurimit te Shtetit gjate viteve te diktatures.

Ne reagimin tim ju drejtova Ulsi Manjes te me kerkonte ndjese, pasi kjo ishte shpifje e ulet, por ai kembenguli ne qendrimin e tij.

Megjithese gjate 30 vjeteve jam verifikuar disa here per integritetin e figures, vendosa te heq dore nga verifikimet e mepareshme dhe ti kerkoj Autoritetit te Dosjeve hetim te ri dhe te thelluar te figures sime.

Pas kater javesh, Autoriteti i Dosjeve me ka njoftuar se, bazuar mbi dokumentacionin qe disponon, ka marre vendimin e meposhtem:

  1. Edmond Spaho nuk ka mbajtur gjate kohes se diktatures asnje nga funksionet qe ligji i ndalon te marrin funksione publike si anetar apo kandidat i Byrose Politike, anetar i KQ, anetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor, anetar i Keshillit te Ministrave, Prokuror i Pergjithshem, Kryetar i Hetuesise se Pergjitheshme, Kryetar i degeve te puneve te brendeshme, anetar i Komisionit Qendror te Internim-Debimeve, hetues, prokuror, gjyqtar ne procese te posacme politike apo punonjes i nivelit te larte te organeve te ish-Sigurimit te Shtetit.
  2. Edmond Spaho nuk ka qene bashkepuntor aktiv i ish-Sigurimit te Shtetit, sipas percaktimeve te ligjit, apo denoncues ose deshmitar i akuzes ne procese te posacme pas mbushjes se moshes 18 vjec.
  3. Edmond Spaho nuk ka qene person me te dhena nga ish-Sigurimi i Shtetit per spiunazh ose terrorizem.

Per transparence me opinionin publik, bashkelidhur keni vendimin e Autoritetit te Dosjeve.

Falenderoj te gjithe ata qe nuk humben besimin ndaj meje dhe i garantoj qe mua nuk me shantazhon dot askush, as me dosje korrupsioni dhe as me dosje te ish-Sigurimit te Shtetit.

Duke ruajtur respektin me te madh per opinionin publik, anetaresine e PD dhe elektoratin qe perfaqesoj, me lejoni qe kete dokument tjua ofroj edhe lehsave te majte por edhe ndonje te "djathti" qe gjate gjithe kesaj kohe kane lehur se zbuluan spiunin ne PD.

Ju faleminderit!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.