Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Legalizimi i kanabisit, Reuters: Do hapte vende pune, çka do sillte fitoren e votave në zgjedhjet e ardhshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

4806168a79ea8f100356c6bfe544e36d

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se planifikon të legalizojë kultivimin e kanabisit në Shqipëri është pasqyruar gjerësisht nga mediat në mbarë botën.

Reuters shkruan se vendimi i Ramës vjen pas 6 vitesh luftë ndaj kultivimit ilegal, që e shndërroi Shqipërinë në hambarin e kanabisit të Europës.

“Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm, dhe ideja e rregullimit të një burimi të mundshëm të vendeve të punës dhe parave mund të jetë një fitues i votave”, shkruan ndër të tjera Reuters.

Agjencia prestigjoze e lajmeve citon edhe Koço Kokëdhimën, si një nga zërat e parë që propozoi legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, si dhe Agron Dukën i cili gjithashtu e ka përkrahur idenë, por është shprehur skeptik se mund të abuzohet me këtë ligj.

Më shumë

spot_img