Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Legalizimi i kanabisit, Berisha: Një akt i pamenduar, do të dëmtojë rrugën e Shqipërisë drejt BE! Italia harxhon miliarda euro për t’u mbrojtur nga trafikantët shqiptarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të premte në një deklaratë për mediat ka reaguar ashpër ndaj propozimit të kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit mjekësor në vendin tonë.

Teksa po fliste në pozicionin e mjekut, Berisha tha se është i vetëdijshëm për përdorimin e vajit të kësaj bime, por gjithashtu është në dijeni dhe të efekteve anësore që kjo bimë mund të shkaktojë, si problemet serioze strukturore dhe problemet e trurit.

albsig

spring

Sipas ish-kryeministrit, ky propozim i Edi Ramës është një akt i pamenduar, pasi përmes këtij vendimi do të shtyhet procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Ky vendim është për legalizimifizik dhe mendor të shqiptarëve si dhe indetietit të shqiptarëve dhe reputacionit të tyre. Unë në formimin tim si mjek por edhe si politikan kam lexuar gjerësisht për kanabisin jam plotësisht i vetëdijshëm se vaji i kësaj bime apo nënprodutktet e tjera përdoren, për lehtësimin e disa rrethanave antkhit, dhimbjeve dhe rrethanave të tjera. Në këtë kontekst të dhëna nga mjeku nuk kam ndonjë kundërshtim, por studime të gjera të Universiteteve më prestigjoze të botësdhe të fundit kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore dhe në procese të trurit.

Kanë faktuar se shumëfishon shfaqjen e forma e psikozave më të rëndë, kanë faktuar se jep ndryshime strukturore të evidentuara në trurin e përdoruesve të saj, kanë faktuar se është i dëmshëm për sistemin e zemrës dhe qarkullimit të gjakut. Kanabisi ka të paktën në përbërje mbi 50 lëndë kimike dhe efektet e tyre anësore në trup nuk ka për efekte anësore shstudime shteruese, nuk ekzistojnë.

Këto janë aspektet mbi shëndetin fizik dhe mendor, pro të legalizosh kabanisin në Shqipëri, vend i etiketuar në mënyrë të përsëritur në mediat botërore si Kolumbi  e Europës apo kanabistan, do të thotë të shkelmosh reputacionin e këtij vendi ta bësh atë, kanabisin simbol të Shqipërisë e cila vetëm me biodiversitetin e saj në speciet e bimëve aromantike, ka bimë dhejtra herë më të kushtueshme se kanabisi me të cilat mund tën grihet një industri e fuqishme kozmetike, kremërash e parfumesh etj. Edi Rama për shkaqe personale zgjedh kanabisin për ta bërë simbol të shqiptarëve. Vendimi i tij është një akt shumë i pamenduar, mbasi ju garantoj që dëmton mundet dhe palcërisht procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE.

Edi Rama shfrytëzon një rrymë pzoitive, që është krijaur për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë për shkaqe të agresionit rus në Ukrainë. Por, ky është një kalkulim i gabuar sepse për Europën, fqinjët dhe shqiptarët kanabisi është krim.

Është trafik kriminal Në një moment kur po krijohej një klimë pozitive për hapjen e negociatave mesazh iqë dërgon ky drejt fqinjve tanë është se do legalizojë kanabisin, pa çka se vetëm Italia mund të shpenzojë për mbrojtjen e bregut të saj nga trafikantët shqiptarë, qindra dhe në mos miliarda euro”, tha ai.

“Në një vend ku ligjin e ka në dorë droga dhe krimi, kjo do masivizohet totalisht. Mos u çudisnin një ditë se aty ku shikoni plantacione vreshtash e mollësh, t’u vihet zjarri dhe të mbillet kanabis. Ky e bën Shqipërinë një vend problematik, dhe për rajonin. Shton financimet e grupeve kriminale dhe terroriste. Unë u bëj thirrje shqiptarëve të kundërshtojnë dhe të mos mbështesin një politikë shkatrrimtare me legalizimin e kanabisit. Do shohim drogim masiv të popullatës.

Një bimë e tillë filloi të mbillej dhe në Jemen. Jemeni pësoi një shkatërrim masiv të plantacioneve të kafesë. Shqipëria ka çdo pasuri, çdo mrekulli natyrore. Ideja për të krijuar para është një shërbim që Edi Rama që u bën klientelës së organizatave kriminale. Është një kërcënim serioz, i madh, për Shqipërinë”, shtoi Berisha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img