Hapësire reklamuese

Aktualitet

Legalizimi i kanabisit, Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Promotor është një oligark i madh, do ia dëgjoni krismën!

Shkruar nga Newsbomb
Legalizimi i kanabisit, Artan Hoxha bën deklaratën e fortë:

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria do ta legalizojë kanabisin për përdorim mjekësor. Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha është shprehur se promotor i kësaj nisme është një oligark i madh, emri i të cilit do të zbulohet së shpejti.

Sipas tij, kompania që do të vijë do të prodhojë vaj kanabisi, i cili do të jetë vetëm për eksport.

“Kanabisi mjekësor mbillet jo nga fshatarët, fermerët, por nga oligarkët. Njëri nga këta të mëdhenjtë fare, është promotori që e ka bërë këtë gjë. Do ja dëgjoni krismën. Kompania që do të vijë, do të prodhojë, do e dëgjoni. Ky do të jetë i gjithi për eksport, vaji kryesohet. Na u soll si shembull Maqedonia. Në 11 licencat e para që dha Maqedonia, 7 ishin nga Shqipëria që menduan se u bë deti kos. Maqedonia vërtetë mblodhi në fillim lekë, shkuan dhe punëtorë nga Shqipëria, dhe vaj në këtë shtet ka një kompani amerikane. Gjithë të tjerët, iu ngeli stok. Këta që kanë shkuar sot nga Shqipëria janë gropë, kanë dështuar”, tha Hoxha në News 24.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll