Hapësire reklamuese

Politikë

"Lefteri të tregojë shokët", Kryemadhi thyen heshtjen dhe tregon nëse ja dha Arben Ahmetaj dosjen e inceneratorëve

Shkruar nga Newsbomb
"Lefteri të tregojë shokët", Kryemadhi thyen heshtjen

Politikania Monika Kryemadhi ka thënë mbrëmjen e sotme se ish-ministri Lefter Koka, i arrestuar për dosjen e inceneratorëve, duhet të tregojë se cilët janë "shokët që e çuan në burg dhe tashmë bredhin botën".

"Nuk ka pse të më habisë. Lefteri të tregojë shokët, ata që e çuan në burg. Lefteri ka qenë i fundit i kavallit, është në burg, ndërsa Erion Veliaj vijon të marrë lekët te incineratori i Tiranës. Lefteri është në burg ndërkohë personat që e futën në këtë skemë bredhin nëpër botë. Problemi është shumë i madh.

Lefteri me Alqin janë mercenarët. Pres që për Tiranën të ketë një reagim. SPAK e ka shumë të vështirë të thërrasë Erion Veliajn në SPAK, presioni i tij është i jashtëzakonshëm. Më e pakta që pres është pezullimi i pagesave të incineratorit, paguajnë 100 mijë euro në ditë. Ta marrë në sekuestro", u shpreh Kryemadhi.

E ftuar në emisionin "Ora e Betit", Kryemadhi ka treguar për herë të parë nëse ka qenë ish-ministri Arben Ahmetaj personi që ia ka dhënë dosjen e inceneratorëve.

"Janë kallëzuar të gjithë veprimet që kanë bërë ministrat. Arben Ahmetaj mund të akuzohet për rindërtimin dhe pse është treguar i zgjuar duke u kaluar tenderat te bashkitë. Koka e di si është i përfshirë Ahmetaj.

Si mund të më jepte dosjen Ahmetaj mua kur ka qenë ideator i incineratorëve me Damian Gjiknurin dhe Mirel Mërtirin. Bënë incineratorin e Fierit dhe Elbasanit me fatura fiktive, ndanë paratë me njëri-tjetrit. Por janë Lefteri me Alqin që çojnë në burg Ahmetaj, firmë Beni nuk ka aty", përmbylli Monika Kryemadhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu