
Lefter Maliqi është paraqitur në SPAK. Kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë në zgjedhjet vendore ka mbërritur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai ka bërë kallëzim pikërisht për zgjedhjet e Bashkisë së Kuçovës duke akuzuar fituesin Kreshnik Hajdari për manipulim të tyre. Siç raportohet nga mediet, ai do të japë dëshminë e tij në lidhje me kallëzimin e bërë.
Kujtojmë që Maliqi kandidoi për zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë Kuçovë, por fitues u shpall Kreshnik Hajdari. Ai i konsideron si të manipuluara dhe në këtë mënyrë ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Posaçme.
Sondazh
Poll