Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Lefter Maliqi i sigurt që merr mandatin në Berat, “kërcënimi” për kryedemokratin: Kam mbështetje të madhe nga të majtët, Basha të mbajë premtimet ose do ketë probleme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

48f66ab0bf8f2815d244b7c8d886b870

Deputeti Lefter Maliqi, i cili renditet i fundit në listën e LSI-së për qakun e Beratit, është shprehur i bindur se do të arrijë ta marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se ka mbështetje të madhe nga të majtët e zhgënjyer, ndaj e ka zgjedhur vetë që të jetë në fundin e listës.

“E kam kërkuar vetë për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në Kodin Zgjedhor, pasi tani votohet edhe kandidati. Unë do të nxjerr në pah vlerat e mia në atë qark, nëse i kam mbështetur me investime, nëse kam mbështetje popullore. E shoh si sfidë. Pretendoj se do të dal deputet në zgjedhje, dhe nëse nuk do të dal do të dal më i votuari. E rëndësishme është që unë të punoj për njerëzit edhe këto 10 ditë që kam qenë në fushatë kam bërë të pamundurën, dhe kam një mbështetje shumë të madhe sidomos të majtët e zhgënjyer. Hera e parë në qarkun e Beratit që opozita e bashkuar të fitojë zgjedhjet, jam i bindur, kjo fushatë e bëri PS-në që të hanin kokat e veta. I mori në qafë edhe bashkëpunëtorët e tij, gjasme të dorëhequr”, tha Maliqi.

Deputeti “kërcënoi” edhe kryedemokratin Lulzim Basha, për të cilin tha se do t’i ketë punët keq nëse nuk mban premtimet.

“Të jeni të bindur se do të kalojë mbi 20 mandate në shkallë vendi pasi unë e shikoj frymën.  LSI ka dalë e vetëm për të maksimalizuar votën e majtë. Nuk ka asnjë lloj shansi, pasi rrotacioni politik do të ndodhë. Basha të mbaj premtimet që ka dhënë dhe në rast të kundërt, brenda qeverisë do të ketë probleme. Kryemadhi dhe Basha do të jenë bashkë në qeveri dhe në bazë të rezultateve do të bëhet edhe ndarja në bazë  të programeve si do të qeveriset vendi”, tha deputeti në Report Tv.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img