Hapësire reklamuese

Politikë

Lefter Maliqi bën denoncimin e rëndë: Ky është IT i Nasip Naços. Më dërgon mesazhe fyese në emër të presidentit Meta

Shkruar nga Newsbomb
Lefter Maliqi bën denoncimin e rëndë: Ky është IT i

Kandidati për deputet i LSI në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka bërë një denoncim të rëndë në rrjete sociale, lidhur me disa mesazhe që kanë ardhur në adresë të tij, por në emër të Presidentit Ilir Meta.

Maliqi, i renditur i shtati në listën e LSI dhe që nuk arriti të dalë deputet, thotë se personi në foto është Jurgen Pilkati, një djalë që punon si IT e ish-ministrit Nasip Naço.

Maliqi thotë se ky person ka bërë që në emër të Kreut të Shtetit kanë ardhur mesazhe në adresë të Maliqit, teksa i bën thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen.

Shënimi i Lefter Maliqit

Skandal ky eshte Jurgen Pilkati iT i Nasip Nacos sipas te dhenave qe me con mua dhe disa te tjereve mesazh fyes ne emer te Presidentit. Uroj qe keto te zbardhen nga organet e drejtesise.Cdo skenar i tille do u dal boja shpejt,sic do u dal boja krimit mafioz elektoral te mireorganizuar per blerjen masive te votuesve te lsi nga parat e krimit,droges dhe oligarkeve.E drejta do triumfoj mbi kete manipulim dhe krim ekektoral.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu