Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Lefter Maliqi bën deklaratën e fortë: Vrasës me pagesë kanë kërcënuar administratën, opozita po mbledh faktet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Lefter Maliqi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me procesin zgjedhor.

Përmes një prononcimi për media, ai tha se vrasës me pagesë në Kuçovë dhe në Berat janë përdorur nga segmente të Partisë Socialiste për t’i bërë presion administratës.

Sipas Maliqit, opozita e bashkuar po mbledh të gjitha provat e nevojshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Më tej, Lefter Maliqi u shpreh se ne jemi në diktaturë dhe ministrat e PS-së kanë bërë miliona lekë duke qenë në pushtet.

“Policia bënte veprime bashkë me prokurorinë, janë mbi 40 kallëzime në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve.

Vrasës me pagesë në Kuçovë dhe Berat u përdorën nga segmente të Partisë Socialiste dhe u bënë presion administratës.

Opozita me filmimet që po mbledh, të gjitha manipulimet, kërcënimet edhe të KZQZ-ve për të marrë mandatet. Kjo është masakër dhe krim elektoral që ka ndodhur në Shqipëri.

Opozita e bashkuar po mbledh të gjitha provat për të bërë zgjedhje të parakohshme. Ne jemi defakto në diktaturë.  Milionat e deputetëve dhe ministrave janë aq shumë jo për të blerë 15 apartamente po me dhjetëra apartamente”,- tha Lefter Maliqi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img