Hapësire reklamuese

Politikë

Lefter Maliqi bëhet pjese e Kryesisë së Partisë së Lirisë

Shkruar nga Newsbomb
Lefter Maliqi bëhet pjese e Kryesisë së Partisë së

Ish-kandidati për Kryetar Bashkie në Kuçovë, i dalë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi, bëhet pjesë e Kryesisë së Partisë së Lirisë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gjatë fjalës së tij, Ilir Meta, ku tha se pjesë e Kryesisë do të jetë edhe ish deputeti demokrat.

“Më lejoni të bëj një propozim për të shtuar energjitë e Kryesisë së Partisë së Lirisë. Edhe pse nuk është në rendin e ditës, kisha idenë që Lefter Maliqin, si një tribunë i vërtetë popullor, ta bënim pjesë në kryesinë e Partisë së Lirisë, pasi ai jo vetëm e ka fituar bashkinë e Kuçovës, por me energjinë e opozitarizimit të tij, ndriçon dhe përtej Kuçovës. Jeni dakord? Po! E dija unë që nuk do të kishte asnjë kundërshtim”, tha Meta.

Lefter Maliqi ishte deputet i PD në Legjistalturën VII të Kuvendit të Shqipërisë. Ai ka mbaruar Akademinë e Rendit dhe të Mbrojtjes. Maliqi ka qenë Shef policie në disa qytete të Shqipërisë si dhe pedagog në Akademinë e Rendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese