Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Lefter Koka shpërthen sërish, këtë radhë për “fasadat” e qeverisë: Njerëzit nuk kanë lek nëpër shtëpia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ditë më parë ministri i qeverisë Lefter Koka, përfaqësues i LSI hodhi akuza të ashpra ndaj aleatit kryesor PS, për presion për vjedhje votash, përdorim të policisë për zgjedhje, dhe kanabizim të vendit. 

Por duket se nuk ka qëndruar në heshtje ditën e sotme ministri i Mjedisit. Nga Xhafzotaj në bashkinë e Shijakut, ku kishte shkuar për ndarjen e lejeve të fundit të Legalizimeve, eksponeti I qeverisë preku tema të tjera që kanë të bëjnë me jetën sociale.

Në vëmendjen e Leonard Kokës, ishte investimi i qeverisë në disa bashki kryesore në vend, duke përfshirë atë të Durrësit, për qendrat e qyteteve, ndërkohë që ekonomia e familjeve të qytetarëve është në rrënim, sipas ministrit.

“Nuk mundesh dot në një shtëpi që të blesh televizor me ngjyra kur nuk ke gjera bazike. Fatkeqëisht kjo ka ndodhur në disa qytete të Shqipërisë dhe padyshim dhe në bashkinë e Durrësit. Ne sigurisht e duam qytetin e bukur; e duam dhe fasadën e bukur. Por që të kemi fasadë të bukur duhet të kemi një rrugë e cila nuk përmbytet; të kemi një fasadë të bukur duhet të kemi një ambient ku fëmijet të shkojnë dhe sic e thashë më parë të ushtrojnë atë që zoti u ka falur, fëmijërinë e tyre” tha ministri Koka.

Ai kërkoi dhe premtoi më shumë vëmendje nga qeveria ku ai bën pjesë për bashkinë e Shijakut dhe e mbylli fjalën e tij me urimin që të gjithë familjet të gëzojnë dokumentet e legalizimit. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img