Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
38 %
4.1kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
1 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

“Lefter Koka është sëmurë por gjallë”, avokati i ish-ministrit: Ejani në gjyq, do mësoni gjëra që nuk i keni dëgjuar më parë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Julian Mërtiri, avokat mbrojtës i ish-ministrit Lefter Koka, ka depozituar sot kërkesë në Gjykatë për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” që ka aktualisht. Ai është shprehur për mediat se Lefter Koka është i sëmurë dhe duhet të hetohet në masë më të butë sigurie.

“Do shkojmë në gjyq të hapur, ku ju jeni të ftuar prej nesh të vini e të shihni e dëgjoni vetë se çka ndodhur? Kush bëri çfarë?! Hajdeni në gjyq, mos përhapni më thashetheme me WhatsApp. Hajdeni se mbase do mësoni gjëra që si keni dëgjuar më parë. Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë.  Ju faleminderit për vëmendjen. Hajdeni në gjyq”,  tha avokati Mërtiri.

Avokati i ish-ministrit ka këmbëngulur se pesë mjekë të përzgjedhur nga vetë Prokuroria kanë konstatuar se Lefter Koka është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“E përsëris, në gjendje të rëndë shëndetësore, gjendje e cila është konstatuar në mënyrë ulëritëse nga  të paktën 5 mjekë që janë përzgjedhur nga Prokuroria, jo nga ne. Miqtë e mi, asnjë ligj brenda shoqërisë demokratike nuk paraburgos njerëz të sëmurë dhe që nuk pengojnë drejtësinë. Në një vend ku gjykata nuk indoktrinohet nga politika gjyqtari nuk mund te bej rolin e mjekut.

Lefter Koka nuk e pengoi për asnjë çast  drejtësinë, tashmë në gjendje të rëndë shëndetësorë nuk ka asnjë shans as ta pengojë e as ti ikë asaj. Lefter Koka mbahet në paraburgim padrejtësisht dhe në diskriminim të plotë per vepra te cilat kane ndodhur para 8 vitesh dhe te gjitha dosjet administrohen sot nga Prokuroria. Të paraburgosur të tjerë në kushte shumë më të lehta se Lefteri janë lënë të lirë të hetohen”, tha avokati Julian Mertiri.

Më shumë


spot_img









spot_img