Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lefter Alla niset drejt Tiranës: Do padis Salianjin, video-montazhin e dija që prej një viti

Shkruar nga Newsbomb

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka reaguar sërish në lidhje me videon e publikuar, ku ai shfaqej duke konsumuar kokainë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai bën me dije se është nisur drejt Tiranës dhe do të depozitojë një padi në ngarkim të deputetit Ervin Salianji.

Alla thekson se ekzistencën e këtij video-montazhi  dinte që një vit më parë, por nuk e ka besuar.

Kujtojmë që ditën e sotme, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, e njohur si SPAK, ka nisur sot hetimet ndaj kryebashkiakut Alla.

Statusi i plotë:

Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare.

Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë.

Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia.

Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll