Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Ledri Vula i habit të gjithë, tregon arsyen pse refuzoi bashkëpunimin me Iggy Azalean

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Reperi i njohur Ledri Vula, rrëfeu momente të rëndësishme të karrierës së tij, por edhe aspekte nga jeta private.

Gjatë intervistës në “Soiree”, Ledi Vula i ka befasuar të gjithë duke thënë se i është kthyer në një kompleks fakti që konsiderohet si një ndër reperët më seksi.

“Normal qe të ndihmon. Që të jesh i suksesshëm nuk mjafton vetëm të jesh i talentuar. Kur flasim për një artist të kompletuar flasim për mënyrën se si sillet, si flet nëpër intervista, si shkruan, çfarë vesh, si duket, si performon në skenë, si sillet me publikun. Të gjitha këto të bëjnë një artist të kompletuar. Mua ka mundur që të më ndihmojë, por ka mundur edhe që të mos më ndihmojë. Mua më është bërë kompleks. Unë jam shumë herë reper më i fortë sesa që dukem mirë (fizikisht)”.

Një tjetër çështje ku u ndal reperi ishte refuzimi i bashkëpunimit me Iggy Azalea-n. Ledri tha se ofertës së menaxherit të Iggy Azalea-s për bashkëpunim i ka thënë jo, duke u shprehur se nuk i hyn në punë.

“Iggy Azalea mund të jetë një artiste shumë e famshme, por mua nuk më ka pëlqyer ndonjëherë. Fatoni (menaxheri i dikurshëm) ka folur, më ka thënë a do të bësh këngë me të, i kam thënë jo se nuk më hyn kurrëgjë në punë”, është shprehur Ledri Vula.

“Nuk më hyn në punë. 2 followers-a më shumë që pas 2 muajsh të bëjnë unfollow. Nëse do kisha ndonjë synim (për tregun ndërkombëtar), nuk do e kisha bërë me Iggy Azelia, por me një tjetërkënd”, përfundoi ai.

Më shumë

spot_img
spot_img