Hapësire reklamuese

Showbiz

Ledri Vula feston ditëlindjen, pamjet nga festa magjike në ditën e veçantë të reperit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Ledri Vula feston ditëlindjen, pamjet nga festa magjike në ditën

Në familjen e Sara Hoxhës sot ka festë. Partneri i saj Ledri Vula sot ka ditëlindjen dhe mbush 35 vjet.

Reperi dhe Sara organizuan në mesnatë një festë më miqtë dhe njerëzit më të afërt. Në festë nuk munguan dhe këngëtarët si Kida, Butrint Imeri, Ronela Hajati, Lumi B etj. Teksa po fillonte festa, këngëtari fiku edhe qirinjtë mbi tortë, e cila mbante numrin 35.

E pranishme në festën e të birit ishte dhe nëna e Ledrit, Xheraldina, e cila ka ndarë në Instagram një foto të Ledrit, i cili shihet i lumtur duke mbajtur në krahë të voglën e tyre Poem Blu.

“Ledri paç shëndet e jetë të gjatë. Qofsh krahë i fortë e i ndjeshëm për Poin. Vazhdo të lësh gjurmë të mira ngado që e qet hapin. Të don, Nini!”, shkruan Xheraldina në urimin e saj për të birin.

Ndërsa partnerja e reperit, Sara Hoxha ka publikuar momentet magjike, ku Ledri fik qirinjtë mbi tortë, ndëra merr urime dhe përqafime nga miqtë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.