Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Ledioni shfaqet si për “Big Brother”, Sara e ngacmon: Ka ngatërruar ditën

Shkruar nga Newsbomb

Ledion Liço ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve në këtë sezon të Big Brother VIP Albania, teksa për herë të dytë në karrierë po moderon këtë format televiziv. Edhe pse kanë qenë të shumtë që nuk i kanë kursyer kritikat, ai vijon të jetë çdo të martë dhe të shtunë në krye të këtij show televiziv si moderator.

Sot, Ledioni ka shkuar në zyrë ku është shfaqur me një kostum serioz, ndërsa ka rënë edhe në syun e Sarës. Bashkëshortja e tij, njëkohësisht pronarja e Top Channel ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon pikërisht Liçon që duket i fokusuar.

E për këtë me batutë Sara Hoxha shkruan: “Do të ketë ngatërruar ditën”. Kujtojmë që prime-t e Big Brother VIP Albania transmetohen çdo të martë dhe të shtunë, në orën 21:00, në kanalin e Top Channel.

Postimi i Sara Hoxhës/ Në foto Ledion Liço Postimi i Sara Hoxhës/ Në foto Ledion Liço

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese