Nuk ka shumë kohë që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë dhe ja tek e shohim këngëtaren Ledina Celo në formë të shkëlqyer fizike.
Kohët e fundit këngëtarja ka realizuar një sesion fotografik ku na njeh me familjen e saj të bukur. Erlisi i vogël është bekuar tashmë më një
motër të vogël si Periana dhe duket shumë i lumtur. Të dy fëmijët e biondes simpatike të shoë bizit shqiptarë, kanë lindur në Gjermani
vend ku Ledina së bashku me bashkëshortin e saj, ish kampionin e Kick Boksit Naim Kabashin jetojnë prej vitesh. Ledina nuk e mban aspak diskrete
familjen e saj, por ndan gjithnjë me fansat e saj momentet më të bukura të jetës së saj private.