Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Le të mos shtiremi dhe ta bëjmë Reformën në Drejtësi reale”, Kim: E kuptojmë presionin se jemi në Shqipëri, nëse nuk tregojmë guxim koston do e paguajë brezi i ardhshëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbajtur fjalën në një konferencë që po zhvillohet nga Komiteti shqiptar i Helsinkit për monitorimin e punës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe gjyqësorit përgjatë një viti.

Kim gjatë fjalës së saj tha që Reforma në Drejtësi ka ecur gjatë këtij viti dhe se duhet të vazhdojë.

Ajo u shpreh se Reforma ka kosto vetjake dhe profesionale por që duhet bërë dhe Ia vlenë, ndër të tjera ajo u shpreh se askush nuk duhet të lejojë që kjo punë të mos përfundojë.

“Jemi mbledhur në një kohë të rëndësishme për të diskutuar me iniciativën nga programi juaj i monitorimit, i cili është në kohën e duhur. Sic e kam thënë më Reforma në Drejtësi nuk është e kollajtë dhe nuk ka për të qenë e përkryer dhe po shikojmë hap pas hapi, ndonjëherë këto hapa janë të vështira, por na duhet të ecim përpara. Reforma në Drejtësi nuk është një që duhet të ndiqet vetëm nga ju. Në këtë drejtim kontributet kanë qenë supstanciale duke ofruar eksoertizë, kjo nismë është një shembull i shkëlqyer që shoqëria civile mund të ofrojmë për Reformën në Drejtësi. Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara. 

Në muajt e kaluar, Helsinki ka monitoruar KLD dhe KLP, ne jemi të lumtur që  e mbështesim këtë, monitorimi i performancës është esenciale në këtë drejtim, duhet të jemi të sinqertë dhe të giximshëm, duhet të kuptojmë se sa shumë kemi bërë dhe të gjejmë mënyrën se si do të ecim përpara. Këshillet ishin të parat që u themeluan, sivjet institucionet e Reformës në Drejtësi janë ngritur, u emërua Prokurori i Përgjithshëm, SPAK ka prokurorët dhe klasa e parë e NKH do përfundojë trajnimin së shpejti, ka shumë gjyqtarë dhe prokurorë të larguar nga detyra, nëse jemi serioz për kapjen, për të bërë një Shqipëri më të mirë dhe më të denjë si anëtarë te BE, atëherë Reforma në drejtësi të vazhdojnë, të mos shtiremi dhe ta bëjmë reformën reale, Gjykata e Larta ka 7 gjyqtarë dhe të tëra këto arritje duhen vlerësuar”.E kuptojmë trysninë se këtu jemi në Shqipëri, por e kuptojmë rëndësinë e të vazhduarit përpara.

Ne e kuptojmë që ata janë qenie njerëzore. Ne e kuptojmë trysnin, ndoshta jo aq mirë sa ju, por e kuptojmë po aq sa ju rëndësinë e të ecurit përpara. Nese ju nuk jeni të guximshëm, të paguani kostot, apo nëse të gjithë ne nuk i paguajmë kostot, do t’i paguajnë brezat e ardhshëm”, tha Kim ndër të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img