Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

LDSH e vetme në zgjedhje, Murrizi: S’jam si ata zogjtë që ndërrojnë fole, qëndroj kryetar partie deri më 25 prill, më pas…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i opozitës Muslim Murriz ka komentuar situatën parazgjedhore në vendin tonë dhe kandidimin e partisë së tij e vetme në zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se partia Lëvizja Demokratike Shqiptare synon të marrë 5 mandate.

I pyetur pse doli i vetëm në zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Lëvizjes Demokratike Shqiptare tha se ka vendosur që të kandidojë me 153 kandidatë që nuk kanë qenë të përfshirë në pushtet.

Sipas tij në LDSH nuk ka hajdutë të administratës, por biznesmenë, ndërsa shtoi se ai do të jetë kryetar i partisë deri më 25 prill, më pas ai që do të marrë një votë më shumë do të bëhet kryetari i LDSH-së.

Ndërsa sa i përket bashkimit të votave me PS apo PD, Murrizi u shpreh se nuk është synimi i tij të qëndrojë në pushtet.

Pyetja: Kandidimi i vetëm në zgjedhjet e 25 prillit?

Murrizi: Kam vendosur të kandidoj i vetëm, me 153 kandidatë që s’kanë qenë të përfshirë në pushtet. Qëllimi ynë është të largohet kjo klasë hipokrite, nuk premtoj asgjë, por nuk do t’i mashtroj shqiptarët. Nuk jam nga ata zogjtë e qumështit që ndërrojnë fole.Në partinë time janë përfshirë biznesmen, jo hajdutë të administrates. Jam kryetar i partisë deri në 25 prill pastaj nuk kam parti, kush do të marrë një votë më shumë do të jetë kryetar i partisë. Kemi 153 kandidatë. Një nga ata që do të marrë një votë më shumë do të jetë drejtues i lëvizjes.

Pyetje: Por nëse mandatet e LDSH do të ishin vendimtare për formimin e qeverisë së re, me cilën parti do i bashkonte votat Murrizi, PS apo PD?

Murrizi: Nuk është qamet i madh edhe me ndenjur në opozitë, por unë nuk e kam qëllim në vetë pushtetin. Nëse mandatet e mira do të sillnin me 71 mandate PD-në dhe do të kisha ftesë nga ata, do ta konsideroja seriozisht.

Më shumë

spot_img
spot_img