LDK thotë se ka siguruar votat, Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër për të vendosur për qeverinë e re në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 19:16 01-06-2020 LDK thotë se ka siguruar votat, Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër për të vendosur për qeverinë e re në Kosovë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të LDK për thirrjen e seancës për votimin e qeverisë së re.

Mediat në Kosovë shkruajnë se mbledhja do të mbahet në orën 10.00 të mëngjesit, ndërsa nga LDK-ja pretendojnë se i kanë votat për të miratuar kabinetin e ri me kryeministër Avdullah Hotin. Kreu i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi është shprehur se partia e tij i ka siguruar votat dhe të mërkurën do të shkojnë në Kuvend për qeverinë e re.

Menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e vlerësoi si të rregullt dekretin e Hashim Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit si kryeministër, LDK-ja depozitoi në Kuvend kërkesën me nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës së votimit, të mërkurën në orën 11:00.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092289447784424
array(1) { ["section"]=> string(115) "ldk-thote-se-ka-siguruar-votat-kryesia-e-kuvendit-mblidhet-neser-per-te-vendosur-per-qeverine-e-re-ne-kosove-208675" }