Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

LDK-ja nuk pranoi ta takonte presidentin Begaj jashtë selisë, justifikohet për atë malazez që e priti në hotel

spot_img

Lajme të ngjashëm

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pranoi të takohet me presidentin Bajram Begaj, në ambiente të tjera jashtë selisë së partisë. Por presidentin e një tjetër shteti fqinj, Milo Gjukanoviç të Malit të Zi në muajin maj kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e takoi në ambientet e një hoteli në Prishtinë.

Megjithatë, për këtë takim zëdhënësja e LDK-së Sibel Halimi, i tha Gazetës Express se ka qenë kërkesë specifike e shefit të shtetit malazez që për arsye sigurie takimi të zhvillohet në atë ambient.

“Për hir të informimit të saktë të publikut, takimi i mëhershëm i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me Presidentin Gjukanoviq, është mbajtur në një hotel në Prishtinë, për arsye sigurie, si kërkesë specifike e këtij të fundit”, tha Halimi.

Tutje Halimi u shpreh se në rastin e presidentit të Shqipërisë, s’ka pasur kërkesë për shkaqe sigurie. “Ndërkohë që në rastin e  Presidentit Begaj, nuk ka pasur një kërkesë të tillë për shkaqe sigurie, apo çfarëdo arsye tjetër të ngjashme”, tha ajo.

Halimi poashtu tha se LDK synon që të ndërtojë bashkëpunim korrekt me presidentin e ri të Shqipërisë.

“Ashtu siç kemi bërë të ditur, Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje për mosrealizimin e takimit tonë zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, Shkëlqësinë e Tij, z. Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë.  LDK i vlerëson si qenësore raportet e mira të shtetit tonë me Republikën e Shqipërisë, ndaj në vazhdimësi ka mbajtur komunikim të rregullt me të gjithë krahët politikë atje. Një bashkëpunim të tillë – të afërt, synojmë të ndërtojmë edhe me Presidentin e sapozgjedhur, z. Bajram Begaj”, ka thënë Halimi.

Gjatë ditës, presidenti shqiptar Bajram Begaj ka takuar në ambientet e Kuvendit liderët e PDK-së dhe AAK-së por jo edhe kreun e LDK-së, Abdixhiku. Nga LDK-ja jozyrtarisht thanë se Begaj kishtë kërkuar të takohen në ambiente të tjera e jo në zyre të partisë, gjë për të cilën LDK nuk ka pranuar.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img