Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Lazaratasi i pafat, mbaron burgun për drogë në Greqi, arrestohet përsëri, në Shqipëri del i shpallur në kërkim për hashash (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 53 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi dhe është ekstraduar në vendin tonë, pasi ish-Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse dyshohet se furnizohej me drogë në Lazarat, me qëllim trafikimin në Itali.

Referuar njoftimit të Interpol Tiranës, është arrestuar shtetasi Çim Brahimi, nga Lazarati.

53 vjeçari ishte shpallur në kërkim në bazë të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila në vitin 2017 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, bënte furnizimin me lëndë narkotike në Lazarat, me qëllim trafikimi drejt Italisë.  

Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit janë marrë informacione nga Interpol Athina, se ky shtetas po vuante dënimin në një burg në Greqi, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, caktuar nga Gjykata e Janinës, me vendimin e datës 14.09.2018.

Në përfundim të vuajtjes së dënimit u bë arrestimi provizor i shtetasit Çim Brahimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën u bë i mundur ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

Më shumë

spot_img
spot_img