Tirana
broken clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
0.5kmh
75 %
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
12 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

“Lavrov i del zot Ballkanit të Hapur si projekt rus”, Berisha: Provon se Rama do të vendosë Shqipërinë nën hegjemoninë e Serbisë dhe influencën direkte të Rusisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga ministri i Jashtëm i Rusisë. Sergei Lavrov, i cili më herët bëri me dije se po udhëtonte drejt Serbisë për Ballkanin e Hapur.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha ka publikuar një artikull ku citon një deklaratë të Lavrov i cili thekson se ai i del zot Ballkanit të Hapur si projekt rus.

Për Berishën kjo provon se Rama do të vendosë Shqipërinë nën hegjemoninë e Serbisë dhe influencën direkte të Rusisë.

Postimi i plotë:

Goebelsi i Vladimir Putinit, Lavrov i del zo  Ballkanit te Hapur si projekt rus!

Pas ndalimit qe i beri Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, avionit te tij per te fluturuar ne hapsiren ajrore te ketyre vendeve per ne Beograd, Goebbelsi i diktatorit gjaksor Putin ju deklaroi mediave serbe se ai po shkonte ne Beograd per projektin e Ballkanit te Hapur.

Te dashur miq, kjo provon se Edi Rama vasal i Aleksander Vuçiç me Ballkanin e Hapur kerkon te vendosi Shqiperine vendin anetar te NATOs nen hegjemonine e Serbise dhe influencen direkte te Rusise. 

Konkretisht Lavrov deklaroi per mediat serbe: “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur-tha ministri i Jashtëm rus.

Me kete rast pershendes perzemersisht vendimet e qeverive te vendeve anetare te NATO-s per ndalimin fluturimit te avionit te ministrit te Putinit ne hapsiren e tyre ajrore dhe denoj me forcen me te madhe aktin antikombetar, anti europian te Edi Rames, mbeshtetjen nga ana e tij te projektit ruso-serb te Ballkanit te Hapur. sb

Më shumë




spot_img








spot_img