Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Lavrov e pranon: Rusia nuk është e pastër dhe nuk kemi turp

spot_img

Lajme të ngjashëm

Që kur ushtria ruse sulmoi Ukrainën gati katër muaj më parë, mijëra civilë janë vrarë dhe qytete të tëra janë kthyer në gërmadha, ndërsa miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Ministri i jashtëm rus, Serrgei Lavrov, së fundmi ka pranuar se gjërat nuk janë ashtu si duken. Ai tha se Rusia nuk e ka pushtuar Ukrainën, por planifikuan një operacion të posaçëm ushtarak për të treguar se anëtarësimi i Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal.

“Ne shpallëm një operacion të posaçëm ushtarak sepse nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se anëtarësimi i Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal”, ka thënë Lavrov.

Më tej ministri u shprej se Rusia nuk është e pastër dhe nuk kanë turp që ta tregojnë se kush janë.

“Rusia nuk është e pastër. Rusia është ajo që është. Dhe ne nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi”, përforcon më tej Lavrov.

Më shumë




spot_img








spot_img