Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pretendon se BE dhe NATO po bëjnë një “koalicion” për t’u përgatitur në thelb për një luftë me Rusinë.
Duke komentuar anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE, Lavrov tha se BE-ja nuk është një bllok ushtarako-politik, prandaj, ndryshe nga NATO, zhvillimi i marrëdhënieve të saj me vendet e tjera, nuk krijon ndonjë kërcënim apo rrezik për Rusinë.
Megjithatë, sipas tij Rusia e percepton se retorika e bashkimit kishte qenë gjithnjë e më agresive dhe “rusofobike”. Këto deklarata ministri rus i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov në Baku.