Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Lavdrim Muhaxheri gjallë për herë të tretë

Lajme të ngjashëm

Hidhen përsëri poshtë informacionet për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit, kreut të shqiptarëve xhihadist që luftojnë në Siri në krah të forcave të ISIS-it.  Pak ditë më parë gazetarja britaniko-libaneze Hala Jaber e “Sunday Times”, postoi në profilin e saj në rrjetin social “Tëitter”, lajmin se Lavdrim Muhaxheri kishte gjetur vdekjen pas një sulmi të forcave kurde kunder ISIS-it në qytetin e Kobanit. Por, ky lajm është mohuar nga vetë xhihadisti dhe nga familjaret e tij.

Në llogarinë në “Facebook”, në emrin e Lavdrim Muhaxherit është postuar ky status:“ Një mesazh të fuqishëm për të gjithë ata që thonë se kam vdekur, gabim e kanë përsëri elhamdulilah gjithë mire jemi prej Allahut. Allahu na forcoftë ju qafirë, lehni si qentë.” Mesazhi është shoqëruar edhe me një foto.

Ndërsa, babi i i tij i kontaktuar nga RTK-ja, pohoi se Lavdrimi ishtë gjallë dhe se ruante kontaktet me familjen. Kjo është hera e tretë që mohohet vdekja e xhihadistit nga Kaçaniku, pas daljes së lajmit se ai ishte vrarë në muajt gusht dhe tetor të vitit të shkuar.


Më shumë