Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

“Lavdi përjetë KOMANDANTI Adem Jashari dhe Heronjtë e Kosovës”, Meta vlerëson pas vdekjes dy Dëshmorët e UÇK-së: Kosova është gjaku ynë, që nuk falet kurrë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në përvjetorin e 14-të të Pavarëisë së Kosovës presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e lartë “ Nderi i Kombit”, dy dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë pejanë, Selman dhe Besnik Lajçi, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit shkruan se të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, meritojmë vlerësimin dhe respektin tonë të përjetshëm.

“KOSOVA ËSHTË GJAKU YNË, QË NUK FALET KURRË. 🇦🇱❤️🇽🇰

Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi kriminal i regjimit të Millosheviçit rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Djemtë dhe vajzat më të mira të kombit, që  morën armët në dorë për të luftuar për liri, duke flijuar edhe jetën, janë emrat më të nderuar të historisë më të re të shqiptarëve.

Në themel të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, që mbarë kombi feston sot, qëndron gjaku dhe sakrificat më sublime të tyre.

Në këto beteja historike, e dhanë jetën me armë në dorë edhe dy luftëtarët e shquar të lirisë, Dëshmorët e paharruar Selman dhe Besnik Lajçi nga treva e Rugovës, të cilët në këtë ditë të shënuar për të gjithë ne, pata privilegjin t’i vlerësoj me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, meritojnë vlerësimin dhe respektin tonë të përjetshëm.

Lavdi përjetë Komandantit legjendar të UÇK, Adem Jasharit dhe të gjithë Heronjve të Kosovës!”, shkruan Meta.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img