Hapësire reklamuese

Politikë

“Lavdëroi vrasësin e Elbasanit si ushtarak shembullor”, Mero Baze thumbon Bashën: Si qitës ishte i mirë, por vrau një qytetar në emrin tuaj

Shkruar nga Newsbomb
“Lavdëroi vrasësin e Elbasanit si ushtarak shembullor”,

Gazetari i njohur Mero Baze ka thumbuar sot kreun e PD-së, Lulzim Basha pas deklaratës së tij lidhur me Arbër Paplekaj, personin që vrau Pjerin Xhuvanin dje në Elbasan.

“Ishte një ushtarak shembullor, shumë i zoti, i stërvitur në Afganistan, një nga më të mirët e RENEA-s i cili ka shërbyer me partnerët e huaj”, tha sot Basha në “Open”.

Ndërkohë Baze përmes një shënimi në Facebook thotë me ironi se Paplekaj ishte vërtetë i zoti si qitës, por që vrau një qytetar në emër të Lulzim Bashës.

Shënimi i Mero Bazes

Lulzim Basha ka lavdëruar vrasësin e Elbasanit si ushtarak shembullor. Në fakt të gjithë biem dakord që si qitës ishte i aftë. Problemi është se ka vrarë një qytetar në emër të Lulit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu