Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
0kmh
20 %
Hën
35 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
26 °
E hënë, 8 Gusht, 2022
spot_img

Lavazhieri e goditi me grusht, Policia e Vlorës arreston pronarin e makinës, ju përgjigj me armë për ta vrarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person i shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, është arrestuar sot. Në pranga ka rënë shtetasi Arbër Shollaj, 43 vjeç, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person tjetër, ditën e fundit të ndërrimit të viteve.

I arrestuari i sotëm kishte çuar makinën për të larë më 31 dhjetor 2021, por aty është konfliktuar me një nga punonjësit e lavazhit. Shkëlzen Gjoni, 36 vjeç, punonjës i lavazhit, e ka qëlluar me grusht pronarin e makinës, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë.

albsig

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati persona të lënduar dhe pas afro një muaj në arrati, autori Arbër Shollaj është arrestuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të shtetasit të mësipërm.

Njoftimi i plotë – DVP Vlorë

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

A. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img