Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Laureati" për Luljeta Lleshanakun shkakton “tërmet” mes poetëve: Ta refuzonte!

Shkruar nga Newsbomb
"Laureati" për Luljeta Lleshanakun shkakton

Dhënia e titullit  “Poeti Laureat” poetes shqiptare, Luljeta Lleshanaku, ka sjellë një sërë reagimesh në rrjet. Shumë poetë dhe shkrimtarë janë shprehur kundër dhënies së këtij titulli për Lleshanakun, ku një prej tyre ka qenë edhe Mujo Bucpapaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bucpapaj thotë se poetja Luljeta Lleshanaku duhet ta refuzonte këtë titull, pasi sipas tij u zgjodh përmes një procesi të komprementuar, të njollosur dhe kundër vullnetit të shumicës së poetëve shqiptarë.

Ai shkruan se përveç poetit Rudolf Marku, i cili publikisht denoncoi këtë proces dhe pohoi se katër anëtarët e jurisë që përzgjodhën fituese Luljeta Lleshanakun nuk dinin asnjë titull libri, poezie të saj, kundër dhënies së këtij titulli kanë qenë dhe dy emrat e shquar të poezisë Shqipe, Sadil Bejko dhe Natasha Lako.

Bucpapaj thekson se Lleshanaku duhet të refuzonte titullin “Poetin Laureat”, pasi u bë pjesë e komedisë së ministres Elva Margariti dhe kryeministrit Edi Rama, për të nxitur dhe frymëzuar përçarje mes poetëve shqiptarë në vend dhe botë.

Luljeta Lleshanaku duhet të refuzonte “Poetin Laureat”, pasi u bë pejsë e komedisë së Aldës, Margaritit dhe Edit, për të nxitur dhe frymëzuar përçarje  të reja mes poetëve shqiptarë në vend dhe në botë”, shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Nga Dr. Mujë Buçpapaj

Luljeta Lleshanaku duhet të refuzonte “Poetin Laureat”, të dhënë dje nga ministria e Kulturës së Shqipërisë, pasi u zgjodh përmes një procesi të kompromentuar, të njollosur  dhe kundër vullnetit të shumicës absolute të poetëve shqiptarë, kudo ku jetojnë, si një proces që synonte korruptimin e vlerave poetike kombëtare, denigrimin dhe poshtrimin e tyre. Ata kërkuan me insistim shtyrjen e procesit, rizgjedhjen e një jurie me integritet  profesional dhe mundësisht ndryshimin e formulës së zgjedhjes së Poetit Laureat, sipas praktikës Amerikane dhe Britanike, gjë që do t’i jepte fund përzgjedhjes  përmes një procedure qesharake, të stilit të klubit të lagjes, nën erën e akolit të përzier me  tigujt e radios së vjetër të kohës së monizmit plot zhgjyrë rimash dhe figurash të rëndomta letrare.

Ky proces që pritej të ishte një ngjarje letrare kombëtare u shndërrua një tjetër dëshmi të shfaqjes se totalitarizmit të këtij regjimi, në çdo qelizë të tij, i cili edhe kur jep një çmim letrar bazohet në gënjeshtra dhe pranim të detyrueshëm në fallsifikim  dhe spekulim.

Luljeta Lleshanaku duhet të refuzonte “Poetin Laureat”,  “Qorrfermanin e Aldës dhe Margaritit”, pasi procesi përzgjedhës, u bazua në prirjet për ta parë poezinë si diçka sekrete, gati si tenderat e letrës higjenike në spitalet e Tiranës gjatë kohës së Covid-19. Pasi procesi përzgjedhës  u denoncua rëndë nga ish-poeti Laureat, dhe anëtari i jurisë, nga  njeriu i shquar i letrave shqipe Rudolf Marku, i cili u përjashtua nga “Komisioni i festës”, vetëm pse kërkoi transprencë, vetëm pse nuk pranoi t’i dorëzohej operacionit të marrjes së mendjeve, i budallapjes së pakthim deri në theqafje nga drejtoresha e QKLL-së, dhe të preferuarat e saj besnike në juri.

Ish-poeti laureat dhe ish-anëtari i jurisë Rudolf Marku, e denoncoi procesin, seleksionimin dhe në fund përzgjedhjen e Poetit Laureat si të kompromentuar rëndë. Ai tha publikisht se katër anëtaret e jurisë që kishin propozuar për fituesen  e këtij sezoni nuk dinin asnjë titull libri dhe jo më poezie të saj.Kjo është shumë rrënuese për besueshmërinë e zgjedhjës e cila natyrisht që do të zbehet si një hije në sallonin e varfër të QKLL-së,  rrethuar si trofe nga fotot e shkrimtarëve të realizmit socialist zhdanovist, që rezultojnë me shumicë anëtarë të ish-sigurimit, anëtarë të Komitetit Qendror të PPSH-së, anëtarë të presidencës komuniste, të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste dhe më e shmëtuara, pa asnjë shkrimtarë shqiptarë nga Kosova dhe viset shqiptare në Ballkan, biles as nga veriu i Shqipërisë.

Luljeta Lleshanaku duhet të refuzonte “Poetin Laureat”, të thoshte faleminderit por nuk  dua të njollos imazhin tim, që të dëshmonte në këtë mënyrë se nuk ka qënë pjesë e këtij manipulimi qeveritar që prej fillimit që nëpërkëmbi poetët shqiptarë dhe krenarinë e tyre, me shumicë dhe në të gjitha hapsirat shqiptare.

Porcesi u denoncua edhe nga dy prej poetëve pretendentë të vertetë në këtë të ashtuquajtur garë, pra nga poeti Sadik Bejko dhe poetesha Natasha Lako, dy emra të shquar të poezisë Shqipe të denjë për çdo çmim europian dhe botëror. Por pikëllimit të jurisë nuk i shpetoi as kujtesa e Rudolfit për shkeljen e procesit, as reagimet e qindra poetëve shqiptarë, medias dhe rrjeteve sociale, aq lekundjes apo brerjet e ndërgjegjës së ndonjë anëtari jurie, blu nga jashtë dhe i kuq nga brenda.

Luljeta, pavarëisht respektit të thellë që kam për ty si njeri dhe poeteshë, është  befasuese mendjelehtësia juaj e pranimit  të të ashtuquajturit çmim, duke ju kundërvënë  shumicës kolegëve tu që u përfshinë në një debat dymujor, duke preferuar  një çmim-lolo të qeverisë më të korruptuar në planet , tek e fundit duke legalizuar një proces të kompromentuar, të përbaltur të njollosur.

Ju e dini se sa shumë çmime kanë marrë në socializëm poetët e oborrit, të përkëdhelurit  e regjimit komunist, duke i botuar në antologji luksoze për kohën, në libra shkollorë dhe  në dhjetra gjuhë të huaja, nuk do pyetje ata sot janë harruar të refuzuar si nga bashkëkohësit edhe nga brezat e mëvonshëm.

Edhe gjatë 30 vjetëve janë dhënë çime të merituara, por edhe shumë  tjerë të kompromentuar, qesharakë dhe të dështuar.

Luljeta Lleshanaku duhej ta refuzoje “Poetin Laureat”, për të dëshmuar se je një qyterare amerikane që  refuzon përbaltjen e vet, paragjykimin dhe nxitimin për të qënë një grevthyese poetike.

Vlerat e çdo çmimi në botë janë në raport të drejtë me vlerat e institucionit që e jep dhe jurisë që e shpall.

Nuk e di se çfarë do të duhet të jeshë laureate e Aldës dhe disa grave të tjera që nga pikëpamja krijuese estetike, studimore, akademike e letrare nuk kanë ansjë  deshmi !

Luljeta Lleshanaku, duhej ta refuzonte “Poetin Laureat”.

Nuk kam gjë kundër saj si poete të cilën e cmoj dhe vlerësoj prej fillimit të kësaj gare, por mendimi ishte që procesi të shtyhej, të zgjidhej një tjetër juri me integritet profesional dhe pastaj të bëhej seleksionimi dhe përzgjedhja, jo nga “Komisionit i verbimit” po të huazoj një togfjalësh  nga Ismail Kadare, por nga një juri e vertetë. Biles ne kemi hedhur identë e përshtatjes së praktikës amerikane dhe britanike që ky proces nuk rezulton të ketë  votime, te këtë përzgjedhje jurishë etj., por thjesht  emërim nga  drejtori i bibliotkes së Kongresit Amerikan, apo nga Monarku i Britanisë së madhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Luljeta Lleshanaku duhet të refuzonte “Poetin Laureat”.

Por një ish e përsekutuar politike nuk mund të pranonte çmimin e përfolur dhe njollosur  të qeverisë më antishqiptare në të gjitha kohërat, qeverisë që vjedh bukën e femijëve të Shqipërisë, duke e kthyer Shqipërinë në një tokë të pabanuar, të shpopulluar dhe serë diellore të canabis-sativës dhe drogave të ndryshme  që kanë mbushur edhe shkollat e femjëve shqipatrë, që nuk jep asnjë cent për kulturën, që refuzon të miratojë një projektligj për sponsorizimin e artit dhe sportit.

Poetë janë rebelë, kranërë dhe të guxishëm dhe jo puthadorë të qeverisë, apo të qeverive .

Në Mbreterinë e Bashkuar, katër poetë, Thomas Grey, Philip Larkin, Samuel Rogers dhe Ëalter Scott, kanë refuzuar titullin e laureatit, sepse kanë qënë poetë.

Luljeta Lleshanaku duhet të refuzonte “Poetin Laureat”, edhe për një arsye të fortë kombëtare.

Ndërsa jam i bindur se ku është poeti i fundit laureat që do të shpallë QKLL-ja, kjo ministri dhe vetë qeveria Rama, dhe si çdo gjë do të hetohet nga një tjetër administratë, më duhet ta ritheksoj edhe fundin e përçarjës dhe copëzimit, ndarjes  së letërsisë shqiptare.

Do të marrë fund ky still arrogant, mjeran dhe i fshehtë, i mënyrës mesjetare të eleminimit, menjanimit dhe përjashtimit të poetëve të shquar shqiptarë, një histeri medikore, klanore, alla sigurimse,  që u rendua edhe më shumë me  përjashtimin për së dyti nga e drejta e garimit të poetëve shqiptarë nga Kosova, nga  trojet etnike dhe diaspora. Vetëm kaq do të mjaftonte që në solidaritet me poetët shqiptarë  të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, të Çamërisë dhe Diaporës , të refuzoje marrjen e “Poetit Laureat”.

Unë dhe shumica e shkrimtarëve, studiuesve, pedagogëve të letërsisë dhe akademikëve  të shquar, mbrojmë vendosmerisht idenë  se letërsia shqiptare është një njësi unike nacionale dhe askush nuk mund të rikthejë letërsinë shqiptare në fazën  e 60 apo 160 vjetëve më parë kur kjo letërsi zhvillohej e paintegruar dhe në qarqe letrare.

-Luljeta Lleshanaku duhet të refuzonte “Poetin Laureat”, pasi u bë pejsë e komedisë së Aldës, Margaritit dhe Edit, për të nxitur dhe frymëzuar përçarje  të reja mes poetëve shqiptarë në vend dhe në botë.

Me qindra poetë dhe njohës të poezisë gjatë këtyre dy mujave,  ironizuan dhe përqeshën procesin e përzgjedhjes së Poetit Laureat dhe jurinë, përmes mijëra fejtoneve, fabulave, satirave të ndryshme që mbushën faqet e gazetave dhe sidomos të rrjeteve sociale. Uroj që ti të mos jeshë një përsonazh i ri i këtyre frymëzimeve spontane, por të vrullshme dhe burimore.

*Autori është poet i mirënjohur, i botuar në disa gjuhë të huaja dhe i vlerësuar me shumë çmime letrare në vend dhe jashtë tij, është studiues i letërsisë dhe dr. i shkencave letrare. Është po kështu themelues dhe botues i gazetës letrare dhe kulturore “Nacional”

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese