Emri i gazetarit të njohur Larry King i është shtuar listës së personave të famshëm që akuzohen publikisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ngacmim seksual.
Sipas akuzimeve të fundit King ka ngacmuar me duar një grua në dy raste të ndryshme.
Terry Richard, ish gruaja e këngëtarit Eddie Fisher tha për “The Mail”, se Larry King e ngacmoi seksualisht dy herë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në besjboll në vitin 2005 dhe 2006.
Avokati i King i mohoi të gjitha akuzat e Richard.
“Ai futi dorën poshtë fustanit tim dhe më futi 3 a 4 gishta në të pasmet e mija”, tha ajo.
Në një rast tjetër ajo tha se King e shtrëngoi aq fort sa i nxiu mishin. “Larry ngacmon me duar. Ai merr kënaqësi kur e bën këtë gjë para kamerave se e di që nuk mund të reagoj”, shtoi ajo.