Hapësire reklamuese

Bota

Largoni mushkonjat me këto metoda të thjeshta

Shkruar nga Newsbomb

Mushkonjat kthehen në shqetësim për këdo nga neve në këto ditë të nxehta vere. Por për t’i mbajtur larg ato, mjafton që të bëni disa zgjidhje. Ne ju këshillojmë që të mbillni disa bimë në vazo dhe të kujdeseni për ato, pasi do ju shpërblejnë me mbajtjen larg të insekteve gjakpirëse.

Ja cilat janë ato:

Livando

Mushkonjat nuk e durojnë aromën e livandës, kështu që nuk do t’i afrohen shtëpisë suaj. Ndërkohë, ju do të ndjeni aromën e mirë të kësaj bime.

Hudhra

Vendosni disa hudhra përreth zonës jashtë ku qëndroni dhe do ta shihni se mushkonjat do të ikin.

Borziloku

Mënyra më e mirë për t’i larguar mushkonjat është ta mbani atë afër ballkonit një vazo me borzilok. Falë erës së saj, mushkonjat sigurt se do të mbajnë distancë.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.