Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

“Largohuni nga banesat”, Bashkia e Durrësit bën njoftimin e rëndësishëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9348a76dd370d68734b937e2d8de7c8f

Bashkia e Durrësit ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për banorët e rrugës “Hysen Myshketa” në këtë qytet.

Sipas njoftimit, një orën 13:00 është planifikuar një shpërthim i kontrolluar i një pallati 9-katësh.

Bashkia ka kërkuar që banorët të marrin masat dhe të lënë dritaret dhe dyert e banesave hapur, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter e ccdo pajisje tjetër dhe të largohen.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 9 katësh në njësinë administrative nr. 3, rruga “Hysen Myshketa” Durrës.

Shpërthimi do të kryhet në orën 13.00.

Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë bizneset dhe banorët e banesave që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e premte, datë 27 nëntor 2020, nga ora 11.00 deri në orën 18.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img