Largohet nga detyra zv.ministri Punëve të Brendshme Ilirjan Mustafaraj. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Newsbomb.al mëson se në vend të tij është emëruar Ilir Marko.
Njerëz të afërm të Mustafarajt deklaruan për Newsbomb.al se ka mbi një muaj që ka dhënë dorëheqjen për shkak të shëndetit. Në këto kushte kryeministri Rama ka marrë parasysh kërkesën e tij.
Ilir Marko kryente detyrën e Drejtorit të Inspektimit pranë Ministrisë së Brendshme dhe është shkolluar dhe ka punuar si oficer policie në New York SHBA.
Mustafaraj është diplomuar në degën Inxhinieri Mekanike, në Fakultetin e Inxhinierisë në vitin 1973. Në periudhën 1981 – 1984, përfundoi shkollën e Lartë (pa shkëputje nga puna) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.Ka drejtuar nga shkurti deri në nëntor, degën e Qarkullimit Rrugor në MPB, në vitin 1984. Ndërsa nga 1984 deri në 1990, mbajti postin e zv/ministrit të Punëve të Brendshme, për Policinë.
Që nga 5 tetori 2013, u emërua zëvendesministër i Punëve të Brendshme.