Hapësire reklamuese

Aktualitet

Largohet Knut Fleckenstein, kush është eurodeputetja që pritet të emërohet Raportuese për Shqipërinë në PE

Shkruar nga Newsbomb

Isabel Santos pritet të përzgjedhet raportuese për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, raporton ‘European Western Balkans’, transmeton Newsbomb.al.

Eurodeputetja portugeze pritet të zëvendësojë Knut Fleckenstein, ndërsa për këtë post është propozuar nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D).

Isabel Santos u zgjodh si anëtare e Parlamentit Evropian këtë vit, ndërsa më parë ka qenë anëtare e parlamentit kombëtar në Portugali.

Ajo ishte anëtare aktiv i delegacionit Portugez në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. 

Kohët e fundit OSBE ka lehtësuar dialogun për reformën zgjedhore në Shqipëri.

Raportuesit e Parlamentit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor janë përgjegjës për hartimin e raporteve vjetore të miratuara nga Komiteti i Punëve të Jashtme të PE dhe pastaj diskutohen në seancat plenare. Është një mënyrë jo-detyruese por me ndikim për të nxjerrë në pah çështjet me të cilat BE-ja shqetësohet më shumë kur bëhet fjalë për vendet kandidate.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.