Hapësire reklamuese

Aktualitet

Largohet Elvira Diamanti, ja kush emërohet drejtoreshë e Arkivit të Filmit

Shkruar nga Newsbomb

Ministria e Kulturës prej kohësh kishte shpallur vendin vakant për postin e drejtorit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, post të cilin e ka mbajtur Elvira Diamanti.

Përmes një njoftimi zyrtar Ministria e Kulturës bën të ditur se në krye të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit është vendosur regjisorja Iris Elezi.

“Pas përfundimit të procedurave të konkurimit të hapur dhe publik për pozicionin Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit, institucion në varësi të Ministrisë së Kulturës , referuar procedurave të ndjekura nga komisioni i ngritur për vlerësimin e dosjeve konkuruese

Znj. Iris Elezi përmbush kërkesat në përputhje me kriteret e vendosura.

Për sa më sipër, në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë , pikës 2 të  : Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, si dhe të nenit 14 të Statutit të AQSHF-së  

Znj. Iris Elezi emërohet në  pozicionin “Drejtor, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.