Hapësire reklamuese

Politikë

‘Largo nga tubimi njerëzit me maska’, Gazment Bardhi i bën të fala Lleshajt dhe policisë: Nuk kam frikë

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi i cili është edhe organizuesi i protestës së opozitës, ka folur për mediat për thirrjen e policisë për të larguar nga tubimi personat me maska.

Bardhi ka sfiduar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn dhe struktuart e policisë, teksa i bën të fala dhe thotë se nuk ka frikë e nuk do të largohen.

‘Unë nuk kam dëgjuar gjë. Në telefonin tim nuk ka asnjë thirrje nga Policia e Shtetit. Familjet e tyre nuk kanë bukë për të ngrenë. Dhe të siguroj që shumica e tyre nëse nuk do ishte në protestë do ishin këtu nga ne.

As Sandër kimiku, as ndonjë militantë që ka marrë drejtimin e Policisë së Shtetit nuk mund t’i trembë qytetarët. Nuk kam asnjë frikë, i bëj të fala Sandër Lleshajt dhe strukturës së policisë’, tha Bardhi për News24.

Ndërkohë kujtojmë se rreth një javë më parë Bardhi u procedua penalisht për protestën e 16 marsit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll