Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Largimi si drejtues politik i PS në Shkodër, Ditmir Bushati e thotë troç: E kam pasur të vështirë ta gëlltis

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2735a75d55356aa0283118f0a15c6b0b

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka folur për largimin e tij si drejtues politik i PS në qarkun e Shkodrës duke e parë në proporcion me zgjedhjet e ardhshme.  

Në emisionin “Real Story”, Bushati u shfaq mjaft i mërzitur për këtë largim, por shtoi se ndihet krenar për detyrën e kryer.

“Fakti që opozita nuk është në nivelin e duhur, ne nuk duhet të largojë nga vëmendja për të bërë diferencën. Jam kundër ‘takemit’ të përqendrimit të gjërave në 2-3 duar. Unë e shpjegova edhe një herë tjetër. Unë kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me kryeministrin Rama. Me të thënë të drejtën ndihem mirë që kam qënë në kohën e duhur të historisë. Koha do të sqarojë shumë gjëra. Shkodra për mua është më shumë se sa përfaqësim, është emocion, për shkak të origjinës, për shkak të traditës familjare. Kur kryesia e PS më ka deleguar që të jem drejtues politik për Shkodrën në 2016 jam përpjekur bashkë me ekipin të bëj më të mirën.

“Mund të them me krenari që rezultati në 2017 në Shkodër është rezultati më i mirë që ka marrë PS në Shkodër në 30 vite. E dini të gjithë trajektoren time në Shkodër, i kam bërë dhe publike jo vetëm brenda PS. E kam pasur të vështirë të gëlltis bashkëpunimin me elementë që për mua janë të papërshtatshëm për të qenë në skenën politike. Unë flas për fenomene. Në korrikun e vitit të kaluar në asamblenë kombëtare kryetari i partisë deklaroi largimin tim nga drejtimi i qarkut në Shkodër dhe nga ai moment kam vazhduar t’i mbaj lidhjet me njerëzit siç i mbaj dhe me zonën ku jemi këtu, sepse kam qenë deputet për dy mandate.

“Besoj se e kam të përfunduar misionin me PS në Shkodër, kam respektuar këtë vendim. Natyrisht, nuk kam qenë i kënaqur me nga ky vendim, mendoj që ka qenë një vendim i padrejtë. Sot kemi një realitet të ri në Shkodër, ka një drejtues që është Ilir Beqja, gjithashtu me të cilin kam bërë një rrugë të gjatë në politikë, i uroj sukses për PS për ekipin atje. Sa i përket ku do jemi, si do jem. Unë vij nga shoqëria civile. Jam përpjekur për t’i trajtuar disa shqetësime të miat që i kam hasur në aktivitetin tim në PS”, tha Bushati.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img