Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

“Largimi i rinisë një plagë e madhe”, Meta apel: Duhet ofruar më shumë shpresë, koha për të ndaluar shpopullimin është tani

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas një studimi të bërë nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, ku thuhej se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri është përkeqësuar, sidomos në grup moshat 20-24 vjeç.

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë.

Kreu i shtetit shkruan se të rinjëve u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta.

Postimi i plotë i Metës:

Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin.

Një tjetër institucion prestigjoz, Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç.

Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit.

Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë.

Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual.

Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!

KOHA PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN ËSHTË TANI! 🇦🇱

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img