‘Largimi i Ramës në EBA ishte ikje nga problemi’, Basha: Po shpenzohen para për tendera të panevojshëm qytetarët po kalojnë dimrin e dytë në çadra

Publikuar tek: politike, më 21:19 30-11-2020 ‘Largimi i Ramës në EBA ishte ikje nga problemi’, Basha: Po shpenzohen para për tendera të panevojshëm qytetarët po kalojnë dimrin e dytë në çadra Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeminsitrin Rama se u largua për në Emiratet e Bashkuara Arabe në 26 nëntor është ikje nga problem, pasi qytetarët e goditur nga tërmeti nuk janë ndihmuar.

Ai u shpreh në emisionin “Log” se qeveria po shpenzon para për tendera të panevojshëm, por qytetarët po kalojnë dimrin e dytë në çadra.

“Në terren nuk ndjehet asnjë efekt i granteve dhe kredive të ofruara nga konferenca e donatorëve. Shumica dërrmuese e atyre që ishin në çadra dimrin e kaluar, po kalojnë dimrin e dytë në çadra. Drama e të jetuarit në çadër për një vit është dëshmia më e qartë e keqmenaxhimit të fatkeqësisë. Qeveria shpenzon para të panumërta për tendera të panevojshëm dhe lë pa shtëpi banorët e goditur nga tërmeti. Rama e ka ndjerë se çfarë problem paraqiste 26 nëntori. Largimi në Emirate i Edi Ramës është ikje nga problemi, nuk e di kush e ka paguar avionin privat. I bëj thirrje bizneseve shqiptare që t’i ndihmojnë njerëzit”, tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në studio pa maskë, Lleshaj: Vetëm në shtëpi mund të më kapni pa të
Kandidate e 'Nismës Thurje' në zgjedhjet e 25 prillit, Rudina Hajdari: Erdhi natyrshëm, lufta ndaj oligarkisë politike na bëri ekip »
Article Logic
Execution time: 0.011337995529175
array(1) { ["section"]=> string(149) "largimi-i-rames-ne-eba-ishte-ikje-nga-problemi-basha-po-shpenzohen-para-per-tendera-te-panevojshem-qytetaret-po-kalojne-dimrin-e-dyte-ne-cadra-229700" }