Largimi i Blushit dhe përjashtimi i Hafizit, flet drejtuesi i ri i LIBRA: Ka pasur një papërgjeshmëri sjellje

Publikuar tek: politike, më 18:48 25-01-2018 Largimi i Blushit dhe përjashtimi i Hafizit, flet drejtuesi i ri i LIBRA: Ka pasur një papërgjeshmëri sjellje

Ngjarjet e bujshme që kanë ndodhur brenda partisë së re LIBRA, në fillim dorëheqja e Ben Blushit, pastaj përjashtimi i Mimoza Hafizit, kanë sjellë regime të forta në opinion publik.

Lidhur me këto ngjarje ka folur drejtuesi i LIBRA-s, Endri Tafani. I ftuar në “AbcNews”, Tafani  u shpreh se largimi i Hafizit  ka ardhur si një rrjedhojë logjike.

Sipas tij ka pasur papërgjeshmëri nga disa anëtarë në strukturat drejtuese, të cilave iu dha fund vendimi i Komisionit të Etikës.

“Kam përshtypjen se ishte një rrjedhë logjike e një procesi që ndodhi që pas zgjedhjeve deri në atë moment. Arsyet pse, ne i kemi publikuar më përpara. Ka ardhur si pasojë e një papërgjeshmërie ndaj detyrës që kishin marrë apo si pasojë e një zhgënjimi, që duhet të merrte fund dhe kësaj iu dha fund para dhe nëpërmjet vendimit të Komisionit të Etikës dhe zgjedhjeve të fundit që u bënë”, u shpreh Tafani.

Endri Tafani zëvendësoi Ben Blushin në drejtimin e LIBRA-s pasi ky i fundit dha dorëheqjen. Më parë ai mbante postin e nënkryetarit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011521100997925
array(1) { ["section"]=> string(114) "largimi-i-blushit-dhe-perjashtimi-i-hafizit-flet-drejtuesi-i-ri-i-libra-ka-pasur-nje-papergjeshmeri-sjellje-107924" }