Këngëtari nga Kumanova, Bardhi mbrëmjen e djeshme gjatë “Prime” ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother Vip.
Bardhi ka marrë vendimin për të ndërprerë rrugëtimin e tij në Big Brother VIP, pasi mamaja e këngëtarit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Fillimisht ka qenë moderatori Ledion Liço ai i cili i ka komunikuar Bardhit për një problem familjarë. Më pas vëllai i tij, i cili e vizitoi brenda shtëpisë e njoftoi për komplikacionin e shëndetit të saj.
Petriti, vëllai i artistit, hyri brenda në shtëpi, ku i tregoi se gjendja shëndetësore e nënës së tyre nuk është e mirë. E gjithë kjo situatë bëri që Bardhi të largohet nga shtëpia i panikosur, për të shkuar sa më shpejt pranë nënës së tij.
Por nga kjo dalje emergjentë janë ngritur shumë pikëpyetje pasi thuhet se konkurrentët kanë vazhdimisht kontakt me stafin e BBV, të cilët u tregojnë nëse familjarë apo të dashur të tyre kanë probleme shëndetësore.
Kujtojmë këtu rastin e gazetarit Drini Zeqo, i cili u largua nga shtëpia e Big Brother pasi u lajmërua se motra e tij, kishte probleme shëndetësore.
Por nuk ndodhi e njëjta gjë me Bardhin, për të cilin është dashur që të futet vëllai në shtëpinë e madhe që të merrje lajmin.
Jo vetëm kaq, por Sara Gjordeni, e dashura e Bardhit hodhi dyshime se situata ishte stisur nga nga njerëz të palëve të treta, pra jo familja e këngëtarit, por nga menaxheri i tij.
“Unë tani duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët… Nëse çështja është ashtu si mendoj unë, unë nuk do të hesht. Kam rezervat e mija ndaj palëve të treta që nuk janë familjarë të Bardhit”, – deklaroi ish-banorja nga studioja e Big Brother VIP.
Lexo edhe: Tre ditë pasi u largua Sara, Bardhi vendos të ndërpresë rrugëtimin e tij në BBV
Për këto dyshime, ka reaguar sot pikërisht menaxheri i reperit, i cili nëpërmjet një postimi në InstaStory, përcjell fjalët e motrës së reperit.
“@aferditvidrizi: Përshëndetje miq dhe familjare. Ju detyrohem një shpjegim të gjithëve për gjithçka që dëgjova sonte në prime. Gjendja e mamit është e njëjtë. Jam tmerrësisht e dëshpëruar nga fjalët dhe vetëm nga dyshimi i cili bëhet për Nënën të cilën asnjë fëmijë nuk e përdore për një lojë që aspak s’ka rëndësi në jetën tonë!!!!!!”, thuhet në reagim.
Raegimi i motres se Bardhit, postuar nga menaxheri