Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Largimi i Ardi Veliut, flet Bledi Çuçi: Nuk kemi të bëjmë me shkarkim, unë e mora vesh pasi mbaroi mbledhja në Komisionin e Sigurisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur për largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut, i cili ditën e sotme dha dorëheqjen.

Ai u shpreh në “Opinion” se largimi i Veliut nuk ishte shkarkim, ndërsa tha se e mori vesh lajmin pas mbarimit të mbledhjes në Komisionin e Sigurisë.

Çuçi: Jemi në fillimin e një mandati të ri ai ka gjykuar që të japë dorëheqjen. Nuk është e shtyrë apo nën presion. E ka marrë në një moment dhe një ushtrim të mandatit me shumë sukses.

Pyetje: Pse e përgënjestruat? A ishit në dijeni?

Çuçi: Media u mor me një batutë që u nxor nga konteksti. Atje ka një dinamikë të caktuar. Ishte përgjigje ndaj një reagimi që kisha unë nga biseda që po bëhej brenda. Nuk kemi të bëjmë me shkarkim. Unë kam qenë në mbledhje dhe nuk e kam ndjekur dinamikën. Është e vërtetë që ka dhnë dorëheqjen por nuk është shkarkuar. Kur e dija? informacionin e mora pasi mbarova komisionin e sigurisë që Veliu dha dorëheqjen.

Pyetje: Cilat kanë qenë pakënaqësitë tuaja?

Çuçi: Nuk është vendi, se unë kam pakënaqësi edhe ndaj vetes time. I reshtoj çdo ditë në mëngjes kur ulem në tavolinën e ministrit. E them me bindje të plotë se Ardi Veliu ka qenë bashkëpunëtor i mirë dhe profesionist. 

Kush do të jetë drejtor i ardhshëm i Policisë së Shtetit?

E lëmë për nesër të keni lajmë për nesër.

A do jetë Gledis Nano drejtori i Policisë?

Nano është një nga kandisurat por ne nesër mbledhim qeverinë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img