Lajmi për largimin e moderatores Arbana Osmani nga Top Channel bëri bujë ditën e djeshme.
Sipas iconstyle arsyeja e largimit të moderatores nga televizioni lidhet me Renato Mekollin dhe emisionin e tij të gatimit.
Mësohet se gjysmën e sezonit të “Dua të të bëj të lumtur”, studion e Arbanës do ta shfrytëzojë Renato për emisionin e ri të gatimit të fëmijëve që do të startojë në prill.
Me sa duket, Arbana nuk ka qenë dakord që të shfrytëzohej studioja e saj ndaj dhe ka negociuar me drejtuesit e televizionit.
Pak ditë më parë Renato Mekolli zbuloi se formulën e emisionit të ri të gatimit për fëmijë e ka ideuar vetë.