Hapësire reklamuese

Politikë

Largimet nga partia, Meta: Rama merr llumin e LSI dhe e shpall si ajkën e PS, kush duron Monikën pastaj

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta ka folur për personat që janë larguar nga LSI-ja për t'iu bashkuar Partisë Socialiste.

Sipas Metës, kjo nuk do e dëmtojë LSI por përkundrazi do i trefishojë anëtarët e saj.

Më tej shprehet se në këtë pikë shqetësimi i tij do të ishte Monika Krymemadhi që do “mburrej” për suksesin në drejtimin e partisë.

“Nuk ka asnjë problem zotëria me Ilir Metën. Dhe as me LSI. Ka problem me demokracinë dhe llogaridhënien. E ka bllokuar edhe tani se kërkon të mbajë peng vendin. Shpalli dje që do marrë peng edhe PS pas zgjedhjeve.

Nuk ka Ilir Meta shqetësimin e LSI. Ilir Meta nuk është nga ata që ndërrojnë parti, është nga ata që themelojnë parti. I vetmi shqetësimi që kam unë është se do ta trefishojë. Ai merr llumin e LSI dhe e shpall si ajkën e PS. Kam frikë se do ta trefishojë dhe shqetësimi im është se kush e duron Monikën që thotë ja ku dallon në drejtim një burrë nga një grua”, tha Meta.

Presidenti është pyetur nga gazetarët nëse i druhet një procedimi penal, për shkeljen e masave kundër koronavirusit.

Meta u shpreh duke thënë se është Presidenti i Republikës dhe po të duan mund ta procedojnë, por sipas tij, nuk ka asgjë në botë që t'i ndalë shqiptarët nga rruga e demokracisë.

"Unë jam Presidenti i Republikës, jam ushtar i parë i Republikës, jam edhe student i dhjetori.

Kam shumë respekt për policinë, por iu bëj thirrje që të mos bëhen lojë e politikës, se do të përballen me popullin shqiptarëve. Shqiptarëve nuk ka gjë në botë që ti ndalë nga rruga e demokracisë.  Duan të më procedojnë mua si të duan, i kurseva me 2 mars.

Edhe njëherë do të thërras popullin dhe është të gjithë në votime. Vota e një shqiptari nuk vjen as sa një dele as sa një lopë. Kërkon të frikësojë, u vë gjoba kryetarëve të bashkisë, u thotë që dua kaq vota",- tha Meta.

Përsa i përket djegies së mandateve, Meta tha se ky ishte një mësim i hidhur që nuk ka për të ndodhur më.

"Ishte një mësim i hidhur që nuk ka për të ndodhur më. Unë kam për të qenë i pari që do të ndëshkoj çdo forcë politike që do të lërë parlamentin dhe nuk do të hyjë në zgjedhje",- tha Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.