Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Social Bomb

Lapsusi i portalit në Malin e Zi, e cilëson Grida Dumën si kryetare të Partisë Demokratike: Është plot energji!

Shkruar nga Newsbomb

“Kryetarja e opozitës shqiptare”, kështu shkruan portali malazez “CDM”, për deputeten demokrate Grida Duma.

Media në fjalë shkruan për reagimin e fortë të Grida Dumës ndaj kryeministrit Edi Rama në seancën e fundit parlamentare, dhe mesa duket protagonizmi i fortë i deputetes shqiptare ka bërë që të kujtojnë se ajo është kryetarja e PD-së.

Zërat që duan ta shohin Grida Dumën në krye të PD-së, sa vijnë e shtohen në fakt. Vetëm pak ditë më parë, gazetarja e njohur nga Kosova, Arbana Xharra e mbështeti publikisht Dumën duke thënë se është e denjë për të drejtuar PD.

“Kryetarja e opozitës shqiptare, Grida Duma, tërhoqi vëmendjen e publikut malazez me daljen e saj të fundit dhe kundërshtimin e saj ndaj kryeministrit Edi Rama në parlament. Komentet në rrjetet sociale ishin “Nuk e kuptoj çfarë thotë kjo grua, por ne kemi nevojë për këtë lloj energjie opozitare në Mal të Zi”, shkruan media në fjalë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese